City kundër Napolit? Jo, Newcastle kundër Barcelonës… Grealish “tradhton” ish-shokët e tij të ekipit

City kundër Napolit? Jo, Newcastle kundër Barcelonës… Grealish “tradhton” ish-shokët e tij të ekipit

19 Shtator 2025 11:58 Alfred Lleshi Jack Grealish, i larguar kësaj vere nga Manchester City për tek Evertoni, po e shijon Champions League si spektator. Megjithëse pritej të fokusohej te City-Napoli, vëmendja e tij ishte ndeshja tjetër e së enjtes mbrëma, Newcastle-Barça. Ai postoi në rrjetet sociale një foto të televizorit me mesazhin: “Çfarë kënaqësie të shoh Pedri dhe De Jong të luajnë!” Me këtë postim i surprizoi ndjekësit, sepse duket si një “thumb” ndaj ish-ekipit të tij, City i Pep Guardiolës. Për Grealish, 30 vjeç, pas një sezoni të vështirë te “Citizens”, ku u përjashtua nga zgjedhjet teknike, Evertoni shihet si qetësi dhe vazhdimësi. Larg presionit të një klubi të madh dhe konkurrencës së ashpër, ai duket se ka rifituar kënaqësinë e lojës dhe, siç...