Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

Kuvendi, plan për të kufizuar gazetarët? Safe Journalist letër Peleshit: Do ishte hap i madh pas për lirinë e shtypit..

Safe Journalist shpreh shqetësime për raportimet se do ketë kufizime për gazetarët dhe mediat në Kuvend. Në një letër drejtuar kryetarit Niko Peleshi, Jafe Journalist thotë se një veprim i tillë do të shënonte një hap të madh pas në lirinë e medias, si edhe do privonte qasjen e qytetarëve në informacion të pavarur.  Siç është raportuar, Kuvendi nuk do të lejojë më kamerat e televizioneve dhe sinjali do të mund të merret me një transmetim të vetëm, si dhe gazetarët do të lejohen në një hapësirë të caktuar jashtë Kuvendit.  “Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare. Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës...