Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
FOTOLAJM/ Mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’, pas betimit në Presidencë
Pasi u betuan në Presidencë dhe bënë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj, qeveria ‘Rama 4’ po mban mbledhjen e parë në Kryeministri. Të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë ministrat që u betuan në Presidencë. Në foto vërehet se ministrat janë vendosur përballë njëri-tjetrit, teksa në qendër të tryezës ndodhet kryeministri Edi Rama.