“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

“Hiqni dorë, do të marrim edhe fëmijët”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoji, dëshmon vëllai i një prej të pandehurve, tregon si u njoh me “Rrumin e Shijakut”

Ka nisur procesi gjyqësor kundër Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos. Në këtë atentat humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po dëshmon në gjykatën e posaçme vëllai i Bashkim Haxhias, i pandehur në një proces të lidhur. Dëshmitari Arben Haxhiaj ju përgjigj interesit të prokurorisë së posaçme, që përfaqësohet në ketë proces nga prokurori Adnan Xholi. Për pyetjet nga prokurori dëshmitari shpjegoi: Në 2020 kam jetuar në Durrës. Kam pasur një bar të vogël në lagjen nr.5. Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët....