Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja në Këlcyrë

Plagosi me armë kushëririn e saj, e pëson 19-vjeçarja në Këlcyrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Këlcyrë. Një 19-vjeçare, dyshohet se aksidentalisht me armë (pushkë sportive), kushëririn e saj, shtetasin me iniciale D.S., 27 vjeç. Sipas uniformave blu, i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa arma është sekuestruar nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen K. B., 19 vjeçe, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë sportive, kushëririn e saj, shtetasin D. S., 27 vjeç, banues në fshatin Mamaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel