Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sulmet ndaj gjyqtarëve, Metani-magjistratëve: Të vetëpërmbahemi përballë trysnisë antikushtetuese
artur metani TIRANË- Kreu i Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka mbledhur sot në një takim krerët e institucioneve të drejtësisë, ku ka folur mbi sulmet që i janë bërë gjyqtarëve nga aktorët politikë. Metani tha se gjykatat janë nën trysni të vazhdueshme, të cilën e konsideroi antikushtetuese, ndërsa kërkoi nga magjistratët që të jenë të vetëpërmbajtur, pasi kjo e fundit nuk është dobësi. Po ashtu Metani u ndal dhe te kushtet në të cilat punojnë sot një pjesë e mirë e gjyqtarëve, të cilët kanë një numër shumë të madh çështjesh në ngarkim, për shkak të vakancave të krijuara. Metani: U bë kohë që sistemi gjyqësor është nën një trysni, për mua antikushtetuese, për të ushtruar detyrën ose jo, në një formë...