Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Praktika korruptive”/ Reagon ekspertja e ekonomisë Shehaj, ironizime qeverisë: Të gjithë ministrat janë Diella
Në një reagim gjatë një emisioni televiziv, ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor institucionet dhe teknologjitë si mburojë për praktikave korruptive dhe për të mbyllur hapësirat publike të informacionit për opozitën. Ajo e përshkroi sjelljen e kryeministrit si indiferente ndaj kritikave të opozitës dhe si të orientuar drejt konsolidimit të kontrollit mbi mediat dhe jeten politike në vend. Shehaj u shpreh se Ramës “nuk i bën përshtypje” nëse opozita e ofendon, ai, sipas saj, e përdor çdo incident si argument dhe, më keq, si paravan për të kaluar vendime pa debat. Ekspertja theksoi se hapësirat publike për informimin e opozitës janë “të gjitha të mbyllura dhe të kufizuara”, duke e paraqitur këtë si një problem thelbësor për demokracinë...