Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Koundé: Ndaj PSG-së në Champions? Supersfidë emocionuese, mezi po e presim
19 Shtator 2025 11:00 Alfred Lleshi Jules Koundé foli pas fitores së Barcelonës ndaj Newcastle: “Ka qenë një ndeshje e bukur, treguam karakter dhe arritëm të shfrytëzonim pikat tona të forta. Rashford na ndihmoi shumë me golat e tij”. Koundé shtoi për sfidën e radhës në Champions League, ndaj PSG, kampionit në fuqi të Europës: “Duhet të mendojmë kryesisht për veten, po kërkojmë ende ekuilibrat e duhur. Sonte u panë gjëra pozitive, edhe pse në disa momente vuajtëm. Ndaj PSG na pret një sfidë motivuese. Parizienët janë kampionë të Europës, ekip fantastik. Historia mes dy klubeve e bën gjithçka edhe më të shumëpritur. Po e presim me padurim ta luajmë atë ndeshje”.