Eqrem Bej Vlora: E vërteta, ja ç’ndodhi në ditën e ngritjes së flamurit më 1912

Eqrem Bej Vlora: E vërteta, ja ç’ndodhi në ditën e ngritjes së flamurit më 1912

Eqrem bej Vlora, ka dhënë variantin e tij, për Pavarësinë dhe ngritjen e flamurit nga plaku Ismail Qemali, më 28 Nëntor të vitit 1912. Të dhënat ai i hodhi në libri e tij “Kujtime”. Nga: Eqrem Bej Vlora Kthimi në Vlorë “Me t’u kthyer nga Kuçi, unë shkova menjëherë në shtëpinë e tim kushëriri, Xhemilit, për të takuar Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, shtëpia ishte kopje e zvogëluar e haramllëkut nuk kishte katër, por tri kate. Përmes derës ndërmjetëse hyra në katin përdhes ku ishin shkallët e mëdha. Oborri, sallat poshtë e lartë , shkallët ishin mbushur plot nga njerëz me fytyra, sjellje e veshje që nuk i kisha parë kurrë në Vlorë. Të gjithë bisedonin me zë të lartë dhe kur mërziteshin në një...