Lazër Stani: Gjuha shqipe në gojën e nënës sime

Lazër Stani: Gjuha shqipe në gojën e nënës sime

Gjuha shqipe gjithmonë më ka magjepsur në gojën e nënës sime. Ditën fliste pak, merrej me punë, nuk kishte kohë as të merrte frymë. Po, ndërsa hynte e dilte në dhomën tonë të ndenjes, gjithmonë thoshte ndonjë fjalë, ndonjë shprehje, herë duke m’u drejtuar mua e herë pa iu drejtuar askujt, duke e lënë fjalën ose fjalinë pezull në ajër, në pritje që dikush ta dëgjonte para se fjala ose shprehja shuhej, të varrosej në heshtjen që lëshonin muret e trashë në atë qoshe të humbur të botës ku jetonim.Por kishte edhe raste kur nëna ulej pranë meje e bisedonte vetëm me mua, ose lëvizte nëpër shtëpi gjithë gjallëri dhe vazhdonte të më fliste, sikur donte të ndante barrën e rëndë te fjalëve me mua....