3-vjeçarja ende në “luftë” për jetën/ Konsumuan karamele me kanabis, ja si është gjendja e dy motrave të tjera

3-vjeçarja ende në “luftë” për jetën/ Konsumuan karamele me kanabis, ja si është gjendja e dy motrave të tjera

Shefi i pediatrisë në Korçë, Robert Rado, ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e 3 motrave që konsumuan karamele me përmbajtje kanabisi që i gjetën pranë një koshi mbeturinash. Mjeku u shpreh se dy motrat të moshës 11 dhe 8-vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 3-vjeçarja u vendos në intubim. “Ky ishte i pari që erdhi në gjendje të rëndë dhe u detyruam ta intubonim fëmijën në shërbimin e reanimacionit të të rriturve. Pasi pamë gjendjen, u konsultuam dhe, duke u nisur nga rrethanat dhe koha, vendosëm ta intubonim për t’i dhënë ndihmën e nevojshme dhe për t’i shpëtuar jetën”, tha pediatrit Rado referuar 3-vjeçares. Ai theksoi se aktualisht e mitura është ekstubuar (pra është hequr nga aparati i ventilimit), por theksoi se...