Skandal në Tomin të Dibrës: Fëmija i ndjerë prej 23 vitesh ende figuron i gjallë në gjendjen civile

Skandal në Tomin të Dibrës: Fëmija i ndjerë prej 23 vitesh ende figuron i gjallë në gjendjen civile

Një rast skandaloz po shqetëson një familje në fshatin Tomin të Dibrës. Para 23 vitesh, një fëmijë ka humbur jetën, por deri më sot nuk është çregjistruar nga gjendja civile dhe në dokumentet zyrtare vijon të figurojë si i gjallë. Prindërit dhe familjarët e tij kanë lëvizur për vite me radhë nëpër institucione për të kërkuar rregullimin e këtij problemi, por deri më tani nuk kanë marrë zgjidhje. Ata tregojnë se janë detyruar të shkojnë edhe pranë zyrës së Hipotekës për të firmosur disa dokumente, por procedurat kanë ngecur, pasi në letra kërkohet edhe firma e fëmijës që ka ndërruar jetë. Situata absurde ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjarëve, të cilët kërkojnë me ngulm nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt...