Qeveria “Rama 4”/ Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri dhe ministrat në Presidencë për të bërë betimin

Qeveria “Rama 4”/ Pas votëbesimit në Kuvend, kryeministri dhe ministrat në Presidencë për të bërë betimin

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat e kabinetit të tij të ri, kanë zhvilluar ceremoninë zyrtare të betimit në Presidencë, duke shënuar kështu nisjen e mandatit të tij të katërt në drejtimin e qeverisë. Pasi vendosi dorën mbi Kushtetutë, Rama bëri betimin dhe më pas firmosi dokumentet përkatëse. Në këtë mandat të ri, kreu i qeverisë do të mbajë gjithashtu përgjegjësinë direkte për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual për Inteligjencën Artificiale, “Diella”, një projekt inovativ që pritet të jetë pjesë integrale e qeverisjes digjitale. Pas Ramës, të gjithë ministrat e kabinetit të ri qeveritar bënë betimin një nga një dhe morën dekretin nga Presidenti Bajram Begaj, duke zyrtarizuar kështu marrjen e detyrës së tyre. /vizionplus.tv