Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Të shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, pamje nga arrestimi i dy vëllezërve Bushgjoka
Policia ka vënë në pranga dy vëllezër të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e ndodhur më herët në zonën e Ulzës. Të arrestuarit janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Dobrës. Ata u kapën nga forcat e policisë në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave nga hetimet, Renis Dobra është mbytur me litar dhe trupi i tij është hedhur më pas në liqenin e Shkopetit nga katër persona të dyshuar si autorë të krimit. Më herët për ngjarjen, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të lidhur me ngjarjen, Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrin. Policia e Shtetit Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në...