Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Ceremonia në Presidencë, betohen Edi Rama dhe ministrat
                            Ka nisur ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave në ambientet e Presidencës, para Kreut të Shtetit Bajram Begaj.  I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit  Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës.