“Po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre”/ Reagon banori i revoltuar: Mungesë transparence nga shteti

“Po dëbohen padrejtësisht nga pronat e tyre”/ Reagon banori i revoltuar: Mungesë transparence nga shteti

Isuf Idrizi, banor i zonës së Durrësit, i ftuar mëngjesin e sotëm në një emision televiziv, tha se banorët autoktonë dhe bizneset familjare po përballen me një situatë të paprecedentë për shkak të projekteve të mëdha ndërtimore që po zhvillohen në qytet. Ai shpjegoi se pjesa e tij e pronës është ndërtuar në vitin 1997 me leje ndërtimi, ndërsa ngjitur ndodhet shtëpia e prindërve të tij, një ndërtesë historike mbi 200-vjeçare, e cila nuk ka dalë në listat e shpronësimeve dhe nuk do të prishet. Isuf Idrizi theksoi se situata është selektive dhe padrejtësisht disa pronarë, si ai, po përfshihen në programin e shpronësimeve, ndërkohë që shtëpi të tjera që ndodhen në të njëjtën zonë, përfshirë banesa të njohura, nuk preken. Ai shtoi se nuk...