FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

FOTO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shihet dëmi i shkaktuar në murin rrethues. “Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel