Betohet sot para Begajt qeveria e Re, Rama mbledh për herë të parë kabinetin

Betohet sot para Begajt qeveria e Re, Rama mbledh për herë të parë kabinetin

edi rama dhe bajram begaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj të propozuar prej tij do të betohen sot në Presidencë, pasi dje u votua në Kuvend programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ceremonia pritet që të zhvillohet në orën 10 për t’i hapur më pas rrugë dhe votimit të ministrave në Kuvend. Mësohet se pas ceremonisë, Rama do të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.