Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qeveria ‘Rama 4’ bën betimin sot në Presidencë pas marrjes së votëbesimit në Kuvend
Një ditë pas miratimit të programit qeverisës dhe kabinetit të ri me 82 vota në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj do të bëjnë sot betimin në Presidencë, në orën 10:00. Pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re. Seanca e së enjtes, e parashikuar si maratonë, u ndërpre për më pak se gjysmë ore për shkak të tensioneve. Shkak u bë fjala që kryeministri “i dha” ministres virtuale Diella, Maxhoranca nuk e toleroi sjelljen kaotike të deputetëve demokratë dhe, pas disa paralajmërimeve, kaloi në votim programin dhe kabinetin qeveritar. PD kërkoi më vonë me një shkresë zyrtare në Kuvend anulimin e seancës plenare dhe përsëritjen e saj. Demokratët e konsideruan përdorimin e ministres virtuale nga ana e Ramës si...