Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, Prokuroria e Durrësit kërkon burgim të përjetshëm për djalin, 30 vite për vajzën
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Hysen Metës, i cili akuzohet se vrau babain e tij Pëllumb Meta dhe i groposi trupin. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024. Hysen Meta akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, armëmbajtje pa leje dhe fshehje e asgjësim të kufomës. Ndërkohë, për vajzën e viktimës, Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite burgim. Ndaj saj rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të rrethanave familjare dhe fshehje e asgjësim i kufomës. Prokuroria e Durrësit thotë se e ka provuar që Hysen dhe Hygerta Meta, motër e vëlla, planifikuan dhe vranë babanë e tyre Pëllumb Meta. Të akuzuarit e tjerë në këtë proces janë edhe...