Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Shpërthim me eksploziv pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa dyshohet se në një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, teksa nuk ka të lënduar. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që janë mbledhur dhe filmimet e disa kamerave në vendngjarje.