“Nuk jemi morfina e Ramës”, Bardhi: Kryeministri nën ankth, emri i tij në dosjet e FBI

“Nuk jemi morfina e Ramës”, Bardhi: Kryeministri nën ankth, emri i tij në dosjet e FBI

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar dje lidhur me seancën e djeshme plenare, e cila zgjati më pak se 25 minuta, ndonëse parashikohej të kishte diskutime që mund të shkonin edhe mbi 24 orë për sa i takon programit të Qeverisë. Duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se kërkon një opozitë pa zë dhe pa fuqi për të denoncuar korrupsionin, Bardhi e cilësoi ministren “Diella” si një fantazi propagandistike dhe jo një zgjidhje reale ndaj problemeve të vendit. Bardhi u shpreh se Rama ka ndërtuar një sistem autoritar ku qytetarët udhëhiqen nga padrejtësia dhe arroganca. Ai paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet së denoncuari të vërtetën, pavarësisht përpjekjeve për ta heshtur. “Xhorxh Orëell na tregon se si në një fermë të...