Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rreziku që t’i ikin drejtësisë, Haga lë në paraburgim Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë marrë vendim që t’u vazhdohet masa e paraburgimit Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët, së bashku me Hashim Thaçin, po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vendimet janë bërë publike më 18 shtator 2025. Prokuroria ka argumentuar se ekziston rreziku që të akuzuarit të ikin nga drejtësia, të kryejnë krime të tjera ose të pengojnë procesin gjyqësor. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Charles Smith III, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se ata do të arratiseshin nëse lirohen. Megjithatë, gjykata ka theksuar se mbetet rreziku që Veseli, Selimi dhe Krasniqi të pengojnë procedurat dhe të kryejnë krime të tjera kundër personave që konsiderohen si kundërshtarë të UÇK-së,...