Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministri Andis Salla: Bujqësia, prioritet strategjik në programin qeverisës 2025-2029
Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka reaguar dje pas miratimit të programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, duke theksuar se bujqësia dhe zhvillimi rural do të jenë shtylla kryesore të vizionit për Shqipërinë 2030. Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai premtoi rritjen e konkurrueshmërisë së fermerëve, orientimin drejt standardeve të BE-së dhe nxitjen e inovacionit në sektorin bujqësor. “Sot, me miratimin e programit qeverisës 2025-2029 në Parlament, hapet një kapitull i ri për Shqipërinë 2030, ku bujqësia dhe zhvillimi rural mbeten prioritete strategjike për modernizimin e vendit. Si Ministri i ri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do përcjell një vizion të qartë për transformimin e sektorit bujqësor, duke synuar: ✔ rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së fermerëve shqiptarë...