Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola, i mahnitur nga Haaland: Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një botë tjetër…
19 Shtator 2025 7:50 Alfred Lleshi Pep Guardiola foli pas fitores ndaj Napolit në “Etihad”, duke vlerësuar dy figura kryesore të mbrëmjes. Për Kevin De Bruyne, i zëvendësuar pas 26 minutash lojë, tha: “Ajo që Kevin ka bërë për më shumë se 10 vite me ne nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pa të nuk do të kishim fituar kurrë aq shumë. Dashuria e tifozëve për të u pa qartë sot”. Guardiola pati komplimente edhe për Antonio Conten: “Rezistenca e skuadrave të tij është fantastike, unë nuk jam i aftë për këtë. Nëse skuadra ime mbetet me 10 lojtarë, nuk di të rezistoj si Napoli”. Ndeshjen e zhbllokoi Erling Haaland me një gol të mrekullueshëm, duke hyrë në histori si lojtari më i shpejtë që...