Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Investimet shqiptare jashtë vendit po rriten për të pestin vit radhazi
Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet e huaja në Shqipëri.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ky është niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 60% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2025. Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura...