Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

Propozimi për reduktimin e numrit të deputetëve bën ‘bashkë’ Berishën me Ramën

Reduktimi i numrit të deputetëve duke e çuar parlamentin nga 140 në 101 ishte një nga propozimet e kryeministrit Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste. Çuditërisht, pakësimi i deputetëve është një nga pikat me të cilat kreu i opozitës, Sali Berisha, bie dakord me rivalin e tij. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ai thotë se krijimi i dy dhomave do të ishte “zhvillim pozitiv”. “Ekzistenca e dy dhomave mendoj se do të ishte një zhvillim pozitiv dhe nënkuptonte pa diskutim një reduktim të numrit të dhomës së parë”, tha Berisha. Më tej shtoi se kjo nuk është përparësi, megjithatë, numri duhet i arsyeshëm. “Nuk është asnjë përparësi për ne kjo. Natyrisht, ka shumë gjëra përpara që duhet të marrin përgjigje, por vendosja e dy...