Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Urdhrat nuk i jep Flamur Noka”, deputeti i Berishës zbulon si funksionon PD
Deputeti i Partisë Demokratike, Zija Ismaili, ka zbuluar në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, detaje sesi funksionon PD. Ismaili duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit tha se urdhërat në PD nuk i jep Flamur Noka, pasi sipas tij, në vendin e Nokës mund të ishte cilido eksponent i demokratëve. Ai tha gjithashtu se PD bazohet në Statutin e kësaj force politike për vendimmarrje të caktuara, teksa shtoi se më pas strukturat e partisë vendosin me votë. “PD është e gatshme në çdo kohë të marrë përsipër dhe është alternativë kryesore për rotacionin politik. Opozita e bashkuar dhe PD është gati për të marrë pjesë në zgjedhje. Absolutisht nuk kam siklete. Udhëzimet nuk i kemi pasur nga Flamur Noka. Sekretar...