“Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje”, Berisha s’e fsheh gëzimin për shkarkimin e Veliajt: Aktor kryesor në…

“Njeriu i vetëm që s’kam kurrë keqardhje”, Berisha s’e fsheh gëzimin për shkarkimin e Veliajt: Aktor kryesor në…

Zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë nuk janë anashkaluar nga vëmendja e kryetarit të opozitës, Sali Berishës. Në një emision televiziv, ai thotë se “Rama po bën çdo gjë për ta zhdukur Erion Veliajn”, por nuk e fsheh aspak mungesën e keqardhjes për këtë të fundit. Berisha thotë se do ta votojë shkarkimin e Veliajt, pasi këtë kanë kërkuar vazhdimisht edhe këshilltarët e opozitës. Gazetari: Ju jeni dakord për këtë nismë? Sali Berisha: E para, Edi Rama faktoi që po bën çdo gjë ta zhdukë përfundimisht Erion Veliaj dhe unë ç’është e vërteta, për njeriun e vetëm që s’mund të kem kurrë keqardhje është Erion Veliaj. Ajo forca jonë politike u angazhua me 46 protesta, 46 javë nuk u nda, në kulmin e vapës, zhegut...