Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kurti për institucionet shëndetësore e arsimore serbe në Kosovë: Do të punojmë për t’i bashkuar në një sistem të vetëm
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar mesazh serbëve të Kosovës duke thënë se ata meritojnë “qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta” dhe se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm. “Është e nevojshme përfshirja dhe bashkimi i tyre. Nuk dua ta bëj këtë kundër jush apo pa ju. Gjatë mandatit tonë të ardhshëm, së bashku me të gjithë ju, përfshirë edhe kryetarët e ardhshëm të komunave, do të punojmë për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në një dhe të vetmin sistem”, tha Kurti në një videomesazh dërguar mediave. Kurti gjithashtu tha se në kuadër të këtij procesi do t’i “bashkojmë përvojat dhe forcat me partnerët tanë ndërkombëtarë: Bashkimin Evropian dhe të dërguarin e tij të posaçëm...