Votimi i programit qeverisës, PD kërkon anulimin dhe përsëritjen e seancës parlamentare

Votimi i programit qeverisës, PD kërkon anulimin dhe përsëritjen e seancës parlamentare

Partia Demokratike kërkon anulimin e seancës së sotme plenare në Kuvend, ku u votua programi qeverisës, dhe kërkon përsëritjen e saj. Në kërkesën e dërguar Kuvendit, grupi parlamentar i PD-së shprehet se dhënia e fjalës ministres virtuale Diella nga kryeministri Edi Rama ishte në kundërshtim me ligjin dhe përbënte një provokim për opozitën. Sipas PD-së, reagimi i tyre nuk ishte shkelje e etikës parlamentare, por një formë reagimi e përdorur në të gjitha parlamentet demokratike. KËRKESA E PD DREJTUAR KUVENDIT: Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në...