Shërbente si “bankomat” i mafias shqiptare, arrestohet 52-vjeçari italian në Ekuador

Shërbente si “bankomat” i mafias shqiptare, arrestohet 52-vjeçari italian në Ekuador

Policia ekuadoriane ka arrestuar Panfilo Colonico, një italian 52-vjeçar që dyshohet se shërbente si “bankomati” i mafias shqiptare. Sipas Ministrit të Brendshëm ekuadorian, Jhon Reimberg, burri i njohur si Benny që kishte edhe nënshtetësi kanadeze, paraqitet si sipërmarrës, por në realitet ka lidhje me një organizatë kriminale shqiptare të dedikuar për pastrim parash, trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve publikë. Në vitin 2022, ai u akuzua për ngacmim të një prezantuese televizive. Dhe në vitin 2023, ai u rrëmbye në mes të ditës nga restoranti i tij në Guayaquil nga një komando i armatosur që hiqej si polic. Pas pesë ditësh “robërie”, ai u shfaq në restorantin e tij me një taksi që dyshohet se mori pas lirimit të rrëmbyesve të tij. Top Channel