Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
FSHF nënshkruan Memorandumin e rëndësishëm për të përmirësuar jetën e refugjatëve përmes futbollit
Federata e Futbollit dhe UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) nënshkruan sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin në promovimin e përfshirjes së refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi, si dhe kohezionit social dhe zhvillimit të të rinjve përmes futbollit. Ky memorandum, i nënshkruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi, pasqyron angazhimin e përbashkët për të përdorur fuqinë e futbollit në forcimin e lidhjeve midis refugjatëve dhe komuniteteve pritëse në të gjithë vendin tonë. Marrëveshja ndërtohet mbi partneritetin e gjatë botëror midis UNHCR-së dhe UEFA-s, duke njohur sportin si një mjet të fuqishëm për mbrojtje, përfshirje dhe mirëqenie. Sipas këtij memorandumi, UNHCR dhe FSHF...