Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korrupsion tek kolaudimet, 7 specialistë nën akuzë për ryshfet, shpërdoruan detyrën më shumë se një herë
Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten më 18 shtator vendosjen nën akuzë të shtatë zyrtarëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, të cilët dyshohet se merrnin ryshfet për kolaudimin e automjeteve me defekte teknike. Tre persona të tjerë janë nën hetim për veprën penale të “korrupsionit aktiv”. Sipas prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtatë specialistët e kontrollit teknik, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, e kanë shpërdoruar detyrën më shumë se një herë. Në një rast dyshohet se dy shtetas u kanë dhënë punonjësve të DRSHTRr Fier shumën 2000 lekë për të nxjerrë kalues mjetin e një shtetasi. Në një tjetër rast, është konstatuar se shtetasi nën hetim D.N., gjatë një komunikimi telefonik i ka ofruar përfitim të parregullt me vlerë...