Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Alarm kibernetik në Shqipëri, 500 sulme hakerash në 24 orë, eksperti tregon shtetet ‘armiqësore’
Një shtet që synon të jetë tërësisht digjital, kërkon një siguri kibernetike të lartë. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa zbulon se intensiteti i sulmeve nga hakerat ndaj sistemeve qeveritare shqiptare shkon gati 500 kërcënime online në 24 orë, ndaj ka nevojë për profesionistë IT. “Një detaj është se vendi ynë i vogël përballet me një sulm çdo tre minuta nga irani apo shtete të tjera të huaja. Dhe sot kërkesa për ekspertë është e madhe, BE ka gati 500 mijë thirrje, SHBA 1 milion ndërsa Shqipëria kërkon 350 ekspertë në institucione”, thotë Igli Tafa.