Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër/ Arrestohen katër të dyshuarit. Mes tyre njerku, punonjës i Policisë

Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër/ Arrestohen katër të dyshuarit. Mes tyre njerku, punonjës i Policisë

Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi. Hetimet kanë zbuluar se vajza e mitur është abuzuar nga njerku i saj, një 55-vjeçar, që rezulton të jetë punonjës i Policisë së Përmetit, dhe që u arrestua nga Policia e Gjirokastrës. Sipas uniformave blu, e mitura është abuzuar nga njerku për rreth 3 vite. Në prangat e policisë ka rënë edhe një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën, si dhe shoku i tij, 27 vjeç. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër efektiv të Policisë së Tepelenës, një 53-vjeçar, i cili dyshohet po ashtu...