Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ ‘Ta bëjmë si Charlie Kirk në SHBA’, Alizoti: Ja si rrëzohet Edi Rama
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti i ftuar në Edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka folur për seancën e sotme parlamentare, ku mazhoranca qeverisëse, pasi i hoqi fjalën opozitës, votoi qeverinë dhe programin e Ramës. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Alizoi u shpreh se, Partia Demokratike duhet të organizojë takime diskutimi siç bënte konservatori Charlie Kirk në SHBA, para se të vritej. ‘Duhet të ketë vijë politike, është konservatore apo jo. Nuk mund të merren vendime, tani mërzitet BE-ja, apo jo. Duhet të ketë vijën e saj politike. Duhet të afrojë ish-pronarët që janë të mërzitur me PD. Duhet të bëjë plane që me figurat e saj, që ti japë mikrofonin siç e bënte Charlie Kirk dhe kur e bënte ai në Amerikë,...