Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit
                            Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull nisjes së mandatit të katërt të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke vënë theksin te ambicia e tij për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por edhe te sfidat serioze me korrupsionin dhe krimin e organizuar që rrezikojnë këtë objektiv. Në analizën e saj, Reuters thekson se Rama mori 82 vota në parlamentin shqiptar dhe se partia e tij, Partia Socialiste, siguroi shumicën për herë të katërt radhazi në zgjedhjet e muajit maj. “Shqipëria në BE në 2030 është thelbi i këtij mandati,” citohet Rama në fjalën e tij para deputetëve, ndërsa theksohet se reformat e qeverisë do të udhëhiqen nga synimi për integrim evropian. Por, sipas Reuters, përpjekjet për...