Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Kuvendi u kthye në teatër kukullash’, opozita kërkon përsëritjen e seancës plenare ku u votua programi qeverisës
Partia Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë shpalljen të pavlefshme të seancës plenare të sotme (18 shtatorit 2025), ku u votua programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave. Sipas opozitës, seanca është zhvilluar në shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, për disa arsye kryesore: Kryeministri nuk e paraqiti të plotë programin qeverisës dhe ia kaloi fjalën një “ministre virtuale” (Diella), gjë që nuk lejohet nga ligji; Deputetëve të opozitës nuk iu dha fjala për pyetje apo debat, siç parashikohet qartë nga rregullorja; Seanca u ndërpre dhe rifilloi në mënyrë të njëanshme, pa u respektuar procedurat dhe e drejta për të folur e përfaqësuesve të opozitës; Votimi u krye pa debat, pa përfunduar paraqitja e programit dhe pa respektuar hapat kushtetues dhe parlamentarë....