Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

Piastri-Norris, beteja e titullit zhvendoset në Baku

Pas një jave pushimi, Formula 1 zbarkon në rrugët e Bakut për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një nga garat më të pritura të sezonit. Lando Norris dhe Oskar Piastri janë gati të shkruajnë një kapitull të ri në betejën për titull, pas një fundjave shumë të diskutuar në GP-në e Italisë, ku britaniku përfitoi nga vendimet strategjike të ekipit për të kaluar vijën e finishit përpara shokut të skuadrës. Janë vetëm 31 pikë që i ndajnë dy pilotët e MekLarenit në renditje, me vetëm tetë gara të mbetura deri në fund të kampionatit. Gara e radhës zhvillohet në një pistë që favorizon liderin aktual të klasifikimit. Vetëm 12 muaj më parë, Piastri fitoi këtu duke nisur nga pozicioni i dytë, një fitore vendimtare që...