Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Deri kur të takohemi sërish…

Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Deri kur të takohemi sërish…

Sot shënohet një vit nga ndarja e parakohshme nga jeta e Gert Bogdanit, ish-deputet i Partisë Demokratike. Humbja e tij në moshën 44-vjeçare tronditi politikën dhe opinionin publik. Në këtë përvjetor, bashkëshortja e Bogdanit ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të të ndjerit: “1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim… Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort,...