“Rama të shmangë provokimet”/ PD letër Kuvendit, kërkon pavlefshmërinë e seancës së sotme

“Rama të shmangë provokimet”/ PD letër Kuvendit, kërkon pavlefshmërinë e seancës së sotme

Partia Demokratike ka kërkuar pavlefshmërinë e seancës së sotme parlamentare pas prezantimi i ministres virtuale Diella për demokratët ishte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren. Në letrën që kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, kërkohet anulimi i votimit të sotëm, rithirrja e seancës plenare me të njëjtin rend dite dhe shmangia e çdo lloj provokimi nga ana e kryeministrit.    “Kërkojmë: Anullimin e votimit, rithirrjen e seancës plenare me të njëjtin Rend Dite, ku të ndiqet me përpikmëri procedura parlamentare e parashikuar nga neni 97 i Kushtetutës dhe neni 110 i Rregullores së Kuvendit. Shmangien e çdo lloj provokimi nga ana e Kryeministrit ndaj çdo deputeti të opozitës, duke ndjekur rregullat parlamentare të zhvillimit të seancës plenare dhe duke mos e shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në një “teatër kukullash””, thuhet...