Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Qeveria “Rama 4” betohet të premten para Bajram Begajt
Qeveria “Rama 4” do të bëjë betimin të premten në Presidencë, para kreut të shtetit, Bajram Begaj. Betimi i kabinetit të ri qeveritar, kryesuar nga Edi Rama, do të zhvillohet në orën 10:00. Ndërkaq, seanca parlamentare për votëbesimin e qeverisë ishte parashikuar maratonë, por zgjati më pak se 30 minuta. Deputetët e opozitës në fillim ishin të qetë, por shfaqja e Diellës, i acaroi. Por kësaj radhe, mazhoranca nuk u tregua e duruar me opozitën. Rama ndërpreu prezantimin e programit dhe parlamenti kaloi direkt në votim. Me 82 vota pro u miratua qeveria e re, me Edi Ramën kryeministër, Diellën ministre virtuale, dhe 16 ministra të tjerë normalë.