Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VanHorn takohet me Dumanin: Krenarë të bashkëpunojmë me SPAK në goditjen e krimit të organizuar dhe narkotrafikut
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani i cili është në fund të mandatit ka zhvilluar një takim ditën e sotme me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Lajmi është bërë publik në faqen e Ambasadës së SHBA në vendin tonë. Në postim theksohet se në takim u diskutua puna e guximshme e SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës. Gjithashtu u diskutua edhe vizita e Dumanit pak kohë më parë në SHBA ku u u takua me zyrtarë të administratës Trump në DASH dhe Departamentin e Drejtësisë. Postimi i Ambasadës së SHBA-së: E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Kryeprokurori i Posaçëm i SPAK, Altin Dumani,...