Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zelensky mesazh urimi për Ramën: I uroj suksese në ambicien për integrimin evropian të Shqipërisë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi në rrjetin social X, pas rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë shqiptare. “Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Mezi pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për gjithë Evropën,” shkruan Zelensky. Kreu i shtetit ukrainas i ka uruar Ramës sukses në përmbushjen e planeve të tij për Shqipërinë, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian: “I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në realizimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, do të avancojmë vlerat tona të përbashkëta dhe të ardhmen e sigurt e të begatë...