Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Drejtori sportiv i Bayern përplaset me legjendën Ballack: “Nuk e ka fajin Kompany”
18 Shtator 2025 18:15 Telesport Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shfaqur empatinë e tij duke mbrojtur trajnerin Vincent Kompany. Legjenda Michael Ballack e kritikoi hapur në TV trajnerin belg, rrjedhimisht edhe drejtorin sportiv, duke thënë se “vitin e kaluar Bayern i dha një bonus trajnerit duke vijuar kontratën”. Sipas Eberl, situata nuk është ashtu. “Kompany vjet bëri punë të shkëlqyer. Ne u mposhtëm nga Interi vetëm sepse na munguan 5 lojtarë titullarë. Nuk pati bonus për trajnerin. Ne nuk kënaqemi me pak, por këto janë fakte”.