“Do jemi të pavarur në Parlament”/ Shehaj: “Mundësia” nuk do të bashkëpunojë me parti të tjera 

“Do jemi të pavarur në Parlament”/ Shehaj: “Mundësia” nuk do të bashkëpunojë me parti të tjera 

Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se nuk ka në plan të bashkëpunojë apo të hyjë në koalicion me forca të tjera opozitare që ndodhen aktualisht në Kuvend.  I ftuar në studion e News24, Shehaj theksoi se për të dhe për partinë që drejton, cilësia e qëndrimeve është më e rëndësishme se koha apo hapësira që u jepet në Parlament.  “Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë apo të hyjmë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament. Nuk është e nevojshme. E rëndësishme është si e shfrytëzon kohën që ke,” tha Shehaj.  Ai shtoi se nuk ka rëndësi sasia e minutave në një debat parlamentar, nëse nuk shoqërohet me përmbajtje dhe sinqeritet: “Sigurisht do të donim më shumë hapësira, por nuk është problem sasie, por cilësie....