Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

Nisja e mandatit të katërt/ Zelensky uron Ramën: Me padurim pres vazhdimin e dialogut për paqe

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar kryeministrin Edi Rama në X, për nisjen e mandatit të katërt qeverisës, pas miratimit të kabinetit të ministrave sot në Kuvend. Zelensky shkruan në X se mezi pret të vijojë me Ramën dialogun për një të ardhme të sigurt dhe me paqe të qëndrueshme në Evropë. Më tej i uron Ramës sukses në planet e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë, duke vënë në dukje vlerat e përbashkëta mes dy vendeve, për një Evropë të fortë dhe të bashkuar. Urimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në X: Urime për @ediramaal për rizgjedhjen si Kryeministër i Shqipërisë. Me padurim pres të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të...