Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri

Askush nuk e parashikonte, Mourinho prezantohet te klubi i ri

18 Shtator 2025 17:02 Telesport Jose Mourinho është zyrtarisht trajner i Benfica-s. Klubi portugez ka prezantuar “Special One”, që rikthehet te klubi ku nisi gjithçka pas 25 vitesh. Trajneri i njohur la Fenerbahçen pas një skualifikimit nga Champions ndaj ekipit portugez që tani drejton. Rastësia e solli në krye të kësaj skuadre, histori realisht e pazakontë. 62-vjeçari ka tashmë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Më parë ai ka drejtuar skuadra big si Real Madrid, Chelsea, United dhe Roma.