Shqipëria U-15 mposht Maltën U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”

Shqipëria U-15 mposht Maltën U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”

Shqipëria U-15 triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Maltës, takimi i dytë miqësor i luajtur brenda dy ditëve në “Shtëpinë e Futbollit”. Për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti shënuan Kevin Plepi, Samuel Prendi dhe kapiteni Denian Avdylaj. Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lionel Ademi (GK), Denian Avdylaj (C), Kevin Muharremi, Romeo Hazizaj, Kevin Plepi, Enea Taci, Deni Duka, Gean Ramadani, Satjago Perkola, Samuel Prendi, Noel Lleshi. Kuqezinjtë e nisën shumë mirë ndeshjen, duke kaluar të parët në epërsi që në minutën e 5-të të takimit. Kevin Plepi realizoi për Shqipërinë, duke përfituar nga rrëmuja në zonën kundërshtare. Samuel Prendi dyfishoi shifrat për ekipin tonë në minutën e 15-të. Duka dhuroi një asist për sulmuesin, i cili u fut brenda në zonë...